Reperi Gashi uron Kosovën për Ushtrinë në mënyrë të veçantë (Foto)

  • 15 December 2018 - 09:06
Reperi Gashi uron Kosovën për Ushtrinë në mënyrë të veçantë (Foto)

Dje për Kosovën ishte një datë historike, pasi pas kaq shumë vitesh, Kosova u bë me ushtri.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë dritën jeshile transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura.

Këtij lajmi i janë gëzuar qytetarë të shumtë, ndërsa nuk kanë munguar edhe urimet nga figurat e shumta publike. Reperi i njohur shqiptar Gashi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka bërë një urim për bashkëkombësit e tij gjithashtu.

Ai ka publikuar një fotografi të realizuar pranë ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Në mbishkrimin e fotografisë, Gashi thotë se ua uron bashkë me Clintonin formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Urime Ushtria Kosovë nga unë dhe shoku ynë i madh”, ka shkruar reperi shqiptar në mbishkrimin e fotografisë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Urime Ushtria KOSOVE from Me and the homie

A post shared by GASHi (@gashi) on

 

(Kosova Sot)