Ngjarjet që do të ndodhin sot në vend

  • 15 December 2018 - 09:16
Ngjarjet që do të ndodhin sot në vend

Ja çfarë do të ndodhë sot në Kosovë.

10:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. Në rend dite është kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla  C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:30

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon Kuvendin e 16-të Vjetor. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

Gjimnazi “Hasan Nahi”, organizon testin fazës së parë te garës e inteligjencës “Eureka”. (Gjimnazi “Hasan Nahi”)

11:00

Autostrada Biennale organizon konferencën vjetore “Revolucioni Jemi Ne” (La Rivoluzione Siamo Noi) në të cilën prezanton “Autostradën Bienale: Libri i Përbashkët”. (Muzeu Arkeologjik në Prizren)

12:00

Fëmijët e lagjeve përreth Parkut te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, së bashku me prindërit e tyre, do të protestojnë kundër degradimit të këtij parku. (Te Amfiteatri në park, Velani)

15:00

Ambasada Gjermane dhe “Diakonie Kosova” organizojnë tregun tradicional të Krishtlindjeve. (Oborri i “Diakonie Kosova”, Mitrovicë)

18:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) organizon ngjarjen përmbyllëse të vitit. Merr pjesë kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).

 

(Kosova Sot)