Ushtria e Kosovës: Këto janë reagimet e mediave serbe

  • 15 December 2018 - 09:21
Ushtria e Kosovës: Këto janë reagimet e mediave serbe

Mediat serbe kanë lajm të parë tani votimin në Kuvend për ngritjen e Ushtrisë së Kosovës duke e quajtur këtë çuditërisht një “pushtim” të Kosovës.

“Blic” shkruan se Kosova u pushtua me ngritjen e ushtrisë së saj me ndihmën e SHBA-ve duke dhënë detaje mbi votimin.

“Katër blinda kanë bllokuar rrugën për të shkuar në jug të Mitrovicës, ndërkohë që helikopterë të NATO-s fluturojnë pa pushim mbi Prishtinë”.

Ndërkohë, “Kurir” ka gjithashtu lajm të parë votimin e ushtrisë së Kosovës duke shkruajtur se në sallë gjenden edhe deputetë serb.

“Alo” është edhe më në ekstrem duke thënë se ushtria e Serbisë po pret urdhrin për të ndërhyrë në Kosovë.

 

(Kosova Sot)