Deklaratë interesante nga Rexhep Selimi

  • 15 December 2018 - 10:05
Deklaratë interesante nga Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka folur rreth arsyes së mbajtjes së seancës së sotme të Kuvendit, pak minuta para se të mblidhet kryesia. 

Selimi ka thënë se direkt ose indirekt kjo seancë e thirrur për ekipin negociatorë, është direktuar nga Serbia.

Ai ka thënë se në çdo përçarje të shqiptarëve, herët a vonë, e gjen Serbinë në mes, direkt ose indirekt, dhe e tillë është edhe seanca e sotme e thirrur për ekipin negociator.

“Në çdo përçarje të shqiptarëve, herët a vonë, e gjen Serbinë në mes, direkt ose indirekt. Kështu është edhe në këtë seancën e sotme për ekip negociator për bisedimet e Thaçit me Serbinë.” ka shkruar Selimi

 

(Kosova Sot)