Trumpi e emëron shefin e ri të stafit të tij

  • 15 December 2018 - 10:32
Trumpi e emëron shefin e ri të stafit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka emërtuar Mick Mulvaneyn shef të stafit. Ai më parë ka shërbyer si drejtor i zyrës për menaxhim dhe buxhet. Ai e zëvendëson Gjeneralin John Kelly, i cili do ta lërë këtë pozitë në fund të këtij viti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Trump tha se Kelly është një patriot i madh, i cili është i dalluar për shërbimin që ia ka bërë vendit. Sidoqoftë, më herët gjatë këtij viti ai ishte detyruar që ta mohonte se e ka quajtur Trumpin idiot. Ai deklaroi se mezi pret që ta fillojë punën me presidentin dhe tërë stafin dhe se viti 2019 do të jetë një vit i mrekullueshëm.

Njoftimi për zgjedhjen e tij në këtë pozitë iu dha fund shumë spekulimeve për kandidatët e mundshëm. Pozita e shefit të stafit vlerësohet si njëra ndër pozitat më prestigjioze në Shtëpinë e Bardhë. Ndonëse presidenti e ka fjalën e fundit për hartimin e politikave, shefi i stafit ka ndikim dhe pushtet të jashtëzakonshëm joformal,shkruan “BBC”.

 

(Kosova Sot)