Turqia do t’i vazhdojë sulmet kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit

  • 15 December 2018 - 10:51
Turqia do t’i vazhdojë sulmet kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka deklaruar se Turqia do t’i vazhdojë sulmet ndaj luftëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, një ditë pasi Bagdadi bëri ankesë zyrtare se sulmet ajrore të Turqisë e kanë shkelur sovranitetin e shtetit dhe i kanë rrezikuar civilët.

Ushtria turke ka njoftuar të premten se i ka vrarë tetë militantë të Partisë Punëtore të Kurdistanit, duke bërë që autoritetet irakiane ta thërrasin në raportim ambasadorin e Turqisë në Bagdad. Turqia i sulmon rregullisht bazat e luftëtarëve kurdistanezë në skajin jug-lindor të vendit. Autoritetet turke thonë se militantët po e shfrytëzojnë terrenin e skajshëm malor të Irakut si bazë për të kryer sulme vdekjeprurëse në Turqi, ku grupi është në kryengritje që nga vitet e 80-ta.

Më herët gjatë këtij viti, presidenti turk kishte kërcënuar se ushtria do ta fillojë një sulm tokësor në Irakun verior. “Veprimet e Partisë Punëtore të Kurdistanit janë veprime të një organizate terroriste. Aktiviteti i tyre në territorin e Irakut dhe Sirisë paraqet problem për sigurinë kombëtare të Turqisë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy. Ai tha se është detyrë e qeverisë irakiane që ta parandalojnë shfrytëzimin e territorit të tyre si bazë për sulme ndaj vendeve fqinje, shkruan “Reuters”.

 

(Kosova Sot)