Situata në veri të Mitrovicës e qetë, KFOR-i vazhdon të qëndrojë tek Ura e Ibrit

  • 15 December 2018 - 10:53
Situata në veri të Mitrovicës e qetë, KFOR-i vazhdon të qëndrojë tek Ura e Ibrit

Deklaratat e ashpra që vinin nga Beogradi rreth nismës së Qeverisë së Kosovës për krijimin e Ushtrisë, kishin krijuar dyshime se situata në veri mund të tensionohej. Megjithatë një ditë pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës, situata në veri të qytetit të Mitrovicës është e qetë.

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’, në Urën e Ibrit vazhdojnë të qëndrojnë forcat e KFOR-it, të cilat janë më pakë në numër se ditën e 14 dhjetorit

Në duke qëndruar KFOR-i austriak, ndërsa pranë Urës janë stacionuar tri makina të blinduara.

Gjithashtu aty janë edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Disa makina të KFOR-it janë edhe në hyrjën e Urës nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës.

 Pjesa jugore e qytetit të Mitrovicës vazhdon të jetë e dekoruara me flamuj amerikan, ndërsa në pjesën veriore të qytetit nëpër ndërtesa vazhdojnë të qëndrojnë flamujt e Serbisë.

 

(Kosova Sot)