Seanca e jashtëzakonshme për dialogun fillon sot nga ora 14:00
Seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet rezoluta e Partisë Socialdemokratie për ekipin negociues me Serbinë, do të fillojë sot prej orës 14:00.
Ndërsa prej orës 10 është mbledhur kryesia e Kuvendit për ta caktuar kohën e mbajtjes së seancës.
Ndërkaq dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e Vetëvendosje janë kundërshtojnë rezolutën e PSD’së, sipas së cilës ekipit negociues duhet t’i bashkohet opozita dhe Shpend Ahmeti të bëhet bashkëkryesues.
Kjo seancë ishte paraparë të mbahej javën e shkuar por e njëjta kishte dështuar të mbahej, pasi nuk kishte konsensus as brenda koalicionit qeverisës.
PDK nuk dëshiron që t’i zvogëlojë kompetencat presidentit Hashim Thaci në dialogun me Serbinë.
(Kosova Sot)