Aksident në Prishtinë, rrokulliset një furgon

  • 15 December 2018 - 11:13
Aksident në Prishtinë, rrokulliset një furgon

Një furgon i linjës 2, që bartë udhëtarë nga Obiliqi për në Prishtinë dhe anasjelltas, është përplasur me një veturë të tipit Mercedes dhe si pasojë e kësaj furgoni është rrokullisur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek udhëkryqi te konviktet, në Prishtinë.

Ende nuk dihet se a ka pasur të lënduar në këtë aksident.

Policia në mëngjesin e sotëm ishte në vendin e ngjarjes dhe hetoi shkaqet e këtij aksidenti.

 

(Kosova Sot)