Krasniqi tallet me LDK’në: Më shpesh i ndërrojnë qëndrimet se sa ndryshon moti

  • 15 December 2018 - 11:38
Krasniqi tallet me LDK’në: Më shpesh i ndërrojnë qëndrimet se sa ndryshon moti

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është tallur me LDK-në pasi këta konfirmuan se s’do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dialogun. Qëndrimet e LDK-së ndërrojnë më shumë sesa moti në Kosovë, tha Krasniqi. Duke i ftuar që të marrin pjesë në seancën e sotmë në orën 14:00.

Ai tha se LDK-ja si partia më e madhe opozitare po ikën nga përgjegjësia duke refuzuar që të bëhet pjesë e rezolutës për dialogun.

Krasniqi theksoi se deputetet duhet të vijnë në seancë në mënyrë që ta mrrin rolin që iu takon edhe me Kushtetutë edhe me ligjet në fuqi dhe për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut.

“Konsiderojmë se është e rëndësishme të arrijmë konsencus për të shkuar përpara në këtë proces. Nuk është proces i përfunduar sepse një pjesë e opozitës refuzon të marrë përgjegjësi. Kur sot kemi një rezolutë të përbashkët duket se do të ikin nga përgjegjësia”, tha Krasniqi.

Ka thumbuar LDK-në duke thënë se nuk kanë mendim të qartë për asgjë dhe se qëndrimet i ndërrojnë më shumë se moti.

“Qëndrimet e LDK-së ndërrojnë më shumë sesa moti. Realisht nuk kanë qëndrim të qartë për asgjë veçanërisht për këtë proces. Shpresoj që në një moment do të bëhen pjesë e këtij procesi sepse cfarëdo marrëcveshje ndërkombëtare duhet të kete edhe ratifikimin e 2/3 të Kuvendit”, përfundoi Krasniqi.

Ndryshe, shefi i GP-së së LDK-së, Avullah Hoti ka konfirmuar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e seancës së jashtëzkonshme sot. Ka akuzuar PSD-në se kanë koalicion të fshehur me PAN-in, si dhe ka përsëritur se Qeveria nuk ka legjitimitet për dialog.

Paraqitje mediale sot pati edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli,tha se seanca e jashtëzakonshme e cila mbahet sot në orën 14:00, përveç që ka synim që rolin e dialogut t’ia kthejë Kuvendit, mbahet edhe për tjera arsye.

“Seanca mbahet edhe për t’i treguar Serbisë se Kosova ka mundësinë dhe legjitimitetin të marrë pjesë në dialog e për t’ia bërë të qartë se ne duhet të fitojmë ulëse në OKB, “E që Serbia ta njohë varësinë e Kosovës, tha Veseli, ndër të tjera.

 

(Kosova Sot)