Veseli: Ne nuk i frikësohemi dialogut!

  • 15 December 2018 - 11:42
Veseli: Ne nuk i frikësohemi dialogut!

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se seanca e jashtëzakonshme që do të mbahet sot do të jetë për t’i treguar presidentit serb Aleksander Vuçiq se Kosova ka zotësi.

Po ashtu u shprehë se Kosova nuk i frikësohet dialogut.

“Seanca e jashtëzakonshme ka të bëjë me ndaljen e ofensivës së Vuçiqit për të treguar se Kosova ka zotësi. Ne nuk i frikësohemi këtij dialogu.”, u shprehë Veseli.

Kryeparlamentari tha se kjo seancë është e plotfuqishme.

“Janë 42 nënshkrime të deputetëve që e bëjnë të plotfuqishëm seancën.”, përfundoi ai.

 

(Kosova Sot)