Kelmendi: Drejtësia bashkëjeton me krimin

  • 15 December 2018 - 12:04
Kelmendi: Drejtësia bashkëjeton me krimin

 Tema e Vetting-ut duhet të trajtohet në shoqërinë kosovare dhe në medie si temë ditore, derisa ajo të futet në agjendën institucionale dhe të bëhet ligj. Po e potencoj këtë pasi që e dimë mirëfilli që të gjithë se në sistemin e drejtësisë kosovare mbizotëron padrejtësia, mungon llogaridhënia para ligjit dhe mungon ndëshkimi për shkelësit dhe abuzuesit e ligjit.

Një proces VETTING-u do të hapte rrugë të qartë për të krijuar institucione të reja kredibile dhe transparente në raport me opinionin publik, institucione të drejtësisë që zbatojnë vetëm ligjin dhe jo urdhrat e politikë me të cilën tani drejtësia po bashkëjeton e involvuar në abuzim me ligjin.

Le të shpresojmë që në këtë projekt të vonuar tani do të kemi një mbështetje shumë më konkrete nga miqtë ndërkombëtarë, sepse pas hapit që ndërmorëm në krijimin e Ushtrisë së Kosovës, së bashku me aleatët, në këtë rast SHBA-të kërkohet funksionalizimi i shtetit të së drejtës dhe për ta bërë këtë strukturat e tanishme të drejtësisë, të të gjitha niveleve, edhe të policisë, duhet të kalojnë provimin e madh të VETTING-ut", tha Naim Kelmendi për "Kosova Sot".

 

Lexo edhe këtë: Bëjeni VETTING-un ose e imponojnë ndërkombëtarët

 

(Kosova Sot)