Zeqa: Mësiti i parë i ndarjes së Kosovës është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

  • 15 December 2018 - 13:02
Zeqa: Mësiti i parë i ndarjes së Kosovës është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Analisti politik Florim Zeqa vlerëson se gazeta prestigjioze austriake 'Der Standard' ka identifikuar shumë të vërteta rreth idesë për ndarjen e Kosovës. Ai pohon se sipas gazetës në fjalë, mësiti i parë i ndarjes së Kosovës është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nga vizita e para dy viteve në Nish, e cila paraqet zanafillën e idesë fatkeqe për ndarje të Kosovës.

"Sipas gazetës austriake 'Der Standard', Vuçiqi dhe Thaçi kanë rënë dakord fshehurazi për një shkëmbim territorial dhe se një nga personat më të rëndësishëm në këtë lobim është edhe djali i George Soros, Alex Soros, i cili ka lobuar jashtëzakonisht shumë për këtë ide, pastaj pjesë e projektit është edhe ish-diplomati austriak Volfgang Petritch, i cili këshillon Qeverinë serbe dhe Vuçiqin me para të majme përmes një kontrate për konsulencë të firmës 'Lansky Ganzger Partner' (LGP).

Jorastësisht e me plot arsye gazeta austriake 'Der Standard' e krahason përfshirjen e Ramës në këto pazare me Vuçiqin për ndarje të Kosovës, me përpjekjet e dy ish-presidentëve të Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tugjman dhe Slobodan Milosheviq, të cilët kishin dashur të ndanin Bosnjën në dy pjesë! Gazeta 'Der Standard', në procesin e ndarjes së Kosovës e margjinalizon tej mase Hashim Thaçin, duke e konsideruar si president pa legjitimitet qytetar për të përfaqësuar Kosovën në dialogun e Brukselit.

Treshja Vuçiq-Rama dhe Thaçi me mbështetësit e tyre po përpiqen ta zhbëjnë shtetin e Kosovës nga harta gjeopolitike e Evropës. Në anën tjetër edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, po kërcënon me invazion ushtarak ndaj Kosovës!", tha Zeqa për "Kosova Sot".

 

Lexo edhe këtë: Treshes Thaçi-Vuçiq-Rama iu ngeci në fyt ndarja

(Kosova Sot)