Kapiti: "Kosova Sot", meritore për sundimin e ligjit

  • 15 December 2018 - 13:07
Kapiti:

Njohësi i kësaj fushe, Skënder Kapiti, thotë se me aplikimin e VETTING-ut preken për ndryshim pozitiv të gjitha segmentet e institucioneve të sundimit të ligjit, prandaj domosdoshmërisht nevojitet mbështetje ndërkombëtare, në këtë rast një asistencë amerikane sipas modelit që u zbatua edhe në Shqipëri.

"VETTING-u do të ishte kryereforma, e cila i duhet Kosovës, pasi VETTING-u do të mundësonte reformimin e shtetit të Kosovës. Kjo sepse shteti identifikohet me drejtësinë dhe një VETTING në drejtësi do të thotë ndërtim dhe funksionin i shtetit të së drejtës. Një gjë e tillë është jetike për Kosovën, për konsolidimin e demokracisë, të shtetit e të integrimit. VETTING-u do ta çmontonte krimin dhe korrupsionin nga sistemi dhe do ta vinte në lëvizje dhe në funksionim ligjin, shtetin dhe demokracinë, si dhe vetë shoqërinë kosovare.

Ky VETTING nuk mund të bëhet pa ndihmën dhe kontributin e SHBA-së, gjë të cilën e vërteton fakti se as politika, as drejtësia, por çuditërisht as shoqëria civile dhe as imediat në Kosovë, nuk e kanë asnjëra as agjendë të tyre nismën për ndërmarrjen e miratimit të një ligji VETTING-u në Kosovë. Për VETTING-un , për rëndësinë jetike të tij, këtë si kauzë kombëtare e ka pothuajse vetëm gazeta "KOSOVA SOT", se cilës i duhet bashkangjitur në këtë mision të saj edhe rinia kosovare, e cila është e ardhmja e kombit dhe se të ardhmes i përket ajo se çfarë ndërtohet sot, pra duhet të ndërtohet shteti ligjor kosovar, të cilit i paraprin VETTING-u", tha Kapiti për "Kosova Sot".

 

Lexo edhe këtë: Bëjeni VETTING-un ose e imponojnë ndërkombëtarët 

(Kosova Sot)