VV thërret konferencë për media

  • 15 December 2018 - 13:44
VV thërret konferencë për media

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, e thirrur për ta miratuar ekipin negociator dhe “kufizimet” e presidentit në dialogun me Serbinë. 

VV konsideron se rezoluta e cila do ta bëjë edhe PSD-në pjesë të ekipit negociator, nuk  ia kufizon Thaçit shkëmbimin e territorit me shtetin serb, ide kjo të cilën Thaçi ka më shumë se 3 muaj që e ka promovuar vazhdimisht.

Sipas kësaj Lëvizje rezoluta që duhet të kalojë në Kuvend, duhet të ia ndaoj Thaçit të flas për negocimin e territorit të Kosovës.

Mu për këtë shkak Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një konferencë për media, vetëm 30 minuta para se të fillojë seanca e Kuvendit.

Seanca e Kuvendit do të fillojë në orën 14:00, ndërsa konferenca e VV-së fillon në orën 13:30.

“Drejtuesi i Grupit Parlamentar të LV-së Glauk Konjufca, sot në orën 13:30 mban konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës”

Më parë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka njoftuar se deputetët e partisë së saj nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se VV-ja nuk bënë pazare në dëm të vendit.

 

(Kosova Sot)