Qarri: Thaçi-Vuçiqi, si Tugjmani-Milosheviqi

  • 15 December 2018 - 14:03
Qarri: Thaçi-Vuçiqi, si Tugjmani-Milosheviqi

Sipas analistit politik Gani Qarri, më 14 dhjetor 2018, u rikthyen edhe një herë shpresat për faktin se me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer të Amerikës, për formimin e Ushtrisë, përkundër aventurave të kryekuislingut Hashim Thaçi dhe çmendurive së treshes famëkeqe Thaçi-Rama-Vuçiq, rreziku për ndarjen e Kosovës, falë SHBA-së, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, po kalon pa pasoja më të mëdha, se që këta banditë i shkaktuan Kosovës.

"Sado që përderisa për fqinj do të kemi një shtet ish-okupator dhe arrogant e agresiv, siç është Serbia, rreziku për Kosovën, nga pretendimet e saj për riokupim, mbeten reale e ndoshta edhe të shumëvjetshme, orekset për ndarjen e Kosovës nuk do të jenë më për askënd aq të lehta as të preferueshme për askënd të ri vihen sërish mbi tavolinë edhe në bisedimet e ardhme me Serbinë.

Fatkeqësisht, tendencat e Serbisë për riokupimin ose të paktën gllabërimin dhe aneksimin me forcë të pjesëve më vitale të Kosovës dihen, por ajo që dëshpëron më së shumti shqiptarët është raporti më i ri i gazetës prestigjioze austriake 'Der Standard', e cila vërteton edhe një herë më tepër se shitësi i detit dhe interesave kombëtare të shqiptarëve, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, është një nga përkrahësit më fundamentalë të idesë për ndarjen të Kosovës, i cili ishte bërë edhe partner i Serbisë në këtë ide shkatërrimtare, qysh para dy viteve, gjatë vizitës së tij në Nish, që ishte një tradhti e hapur e tij kundër Kosovës dhe popullit të saj", u shpreh ai.

"Ndaj jorastësisht dhe me plot arsye gazeta austriake përfshirjen e Ramës në këto pazare me Vuçiqin për ndarje të Kosovës e krahason me përpjekjet e dy ish-presidentëve të Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tugjman dhe Slobodan Milosheviq, të cilët kishin dashur ta ndanin Bosnjën në dy pjesë. Por, megjithatë, kjo gazetë prestigjioze me të drejtë konstaton se me gjithë dëshirën e tij për ndarjen e Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet, jo për ta ndarë, por as për të përfaqësuar Kosovën në këtë dialog, madje gazeta austriake gjithashtu ka identifikuar të gjithë ata që lobojnë në mbështetje të idesë së Vuçiqit dhe kuislingut Thaçi për ndarje të Kosovës", tha Gani Qarri.

 

Lexo edhe këtë: Treshes Thaçi-Vuçiq-Rama iu ngeci në fyt ndarja

(Kosova Sot)