Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë hiqet në ditën e njohjes

  • 15 December 2018 - 14:48
Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë hiqet në ditën e njohjes

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa kundër Serbisë do të hiqet në ditën e njohjes së Republikës së Kosovës nga shteti serb. Ka thënë se atëherë do të ndodh edhe marrëveshja për tregti të lirë.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pak minuta para se të nisë seanca për dialogun Kosovë-Serbi. Ka kërkuar pjesëmarrjen edhe të LDK’së e VV’së në dialog.

“Ditën kur e heqim taksën, në ditën e njohjes, do të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

“Kjo është vetëm që mos ta lëmë Kosovën në pozitë të pafavorshme”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë se shpreson se në të ardhmen do të marrin përkrahjen edhe të Partisë së Isa Mustafës e Albin Kurtit.

 

(Kosova Sot)