Abazi: Djali i Soros-it nuk e ka idenë se me çka është duke u marrë

  • 15 December 2018 - 15:03
Abazi: Djali i Soros-it nuk e ka idenë se me çka është duke u marrë

Sipas analistit politik Haki Abazi, tani një projekt i tillë ka marrë rrugën e dështimit dhe nuk është e pritshme që të realizohet, sepse përveç humbjes së mbështetjes ndërkombëtare, e kundërshton edhe populli, gjë që është dëshmuar në protesta.

"Djali i Soros-it nuk e ka idenë se me çka është duke u marrë dhe ai po mendon se me këtë marrëveshje do të fitojë një status dhe një vulë. Këtu fajtorë janë edhe prepotentët e Soros-it në rajon që gjithmonë kanë punuar për interesa personale dhe përfitime financiare dhe asnjëherë për atë çfarë në fakt propagandojnë se punojnë.

Forma se si janë diskutuar gjërat janë karakteristikë e shoqërive të mbyllura dhe jo të hapura. Petritch dhe Blair janë njerëz që ju duhen konsulencat dhe natyrisht që ata duan të kapitalizojnë në gatishmërinë e njerëzve që kontrollojnë buxhetin për përfitime financiare. Këta janë pensionistë që kanë vendosur tezgat e tyre në treg dhe janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo që kërkohet nga ata përderisa ata paguhen", shpjegon ai.

"Historia e Tony Blair në Palestinë nuk është më e mira dhe dështimet e tij nuk janë të pakta, pasi ka dalë nga Qeveria britanike. Ai i ka meritat për lirinë e Kosovës dhe mbështetjen e operacionit të NATO-s, por kjo nuk i jep asnjë të drejtë që ai të punojë në ndarjen e Kosovës.

Përfundimisht Thaçi nuk ka asnjë përkrahje, më 29 shtator me dhjetëra-mijëra njerëz nga e gjithë Kosova i kanë treguar se ai është i vetmuar. Protesta qytetare e demokratike ka qenë mesazh, ndërsa të gjithë e dinë se po këta njerëz janë të gatshëm që të mbrojnë interesin e vendit në çdo formë", tha Abazi për "Kosova Sot". 

 

Lexo edhe këtë: Treshes Thaçi-Vuçiq-Rama iu ngeci në fyt ndarja

(Kosova Sot)