Guraziu: Tradhtarët e kombit

  • 15 December 2018 - 15:06
Guraziu: Tradhtarët e kombit

Optimistë për shpëtimin e vendit nga pazaret për ndarje gjatë bisedimeve me Serbinë është edhe analisti Ragip Guraziu, sipas të cilit Rama dhe Thaçi mund ta marrin epitetin e tradhtarëve të kombit dhe shtetit të Kosovës.

"Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po tentonte t'ia fut me Vuçiqin thikën pas shpine Kosovës, për ta ndarë si Bosnjën në dy pjesë mes Tuxhmanit dhe Milosheviqit. Kryeministri i Shqipërisë po do ta marrë primatin se ai është aq i zoti sa i ka kapur për veshi kryeministrin Haradinaj dhe presidentin Thaçi, me vëllamin e tij Vuçiqin për ndarjen e Kosovës, duke harruar se të moçmit tanë në Kosovë na kanë thënë se bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të bëhet vetëm kur Kosova të ndahet nga Serbia.

Nuk e besoj tani që do të arrijnë treshja Vuqiq-RamaThaçi ta zhbëjnë shtetin e Kosovës nga harta, sepse kemi mbështetje të fuqishme ndërkombëtare për ta ruajtur këtë territor që e kemi, kurse që nga dita e premte po bëhet edhe me ushtri", theksoi Guraziu. 

 

Lexo edhe këtë: Treshes Thaçi-Vuçiq-Rama iu ngeci në fyt ndarja

 

(Kosova Sot)