Shtyhet fillimi i seancës për dialogun, vetëm 10 deputetë në sallë

  • 15 December 2018 - 15:09
Shtyhet fillimi i seancës për dialogun, vetëm 10 deputetë në sallë

Seanca e jashtëzakonshme e paralajmëruar të filloj në orën 14:00 ende nuk ka filluar.

Kjo për shkak të voneses së deputetëve të subjekteve politike përveç atyre të LDK-së dhe LVV-së të cilët kanë lajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë.

Aktualisht në sallën plenare ku do mbahet seanca janë rreth 10 deputetë, kryeministri Haradinaj dhe ministri Pal Lekaj.

Në orën 14:00 ishte paraparë mbahet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.

Mëngjesin e sotëm kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen ku edhe u caktua mbajtja e seancës së jashtëzakonshme. Lëvizja vetëvendosje nuk mori pjesë në mbledhje, duke bërë kështu që të injoroj kërkesë e PAN-it dhe PSD-së.

 

(Kosova Sot)