Rrokulliset autobusi që po dërgonte udhëtarë nga Serbia në Bosnje, ka të vdekur

  • 15 December 2018 - 15:37
Rrokulliset autobusi që po dërgonte udhëtarë nga Serbia në Bosnje, ka të vdekur

Dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një autobus është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga si pasojë e reshjeve të mëdha të borës që kanë përfshirë Bosnjën.

Lajmin për vdekjen e dy personave e ka konfirmuar drejtoria e Policisë në Trebinje.

Autobusi është rrokullisur në vendin e quajtur Vrtic, në afërsi të Nevsinjes, shkruan ‘Al Jazeera’.

 

Ky autobus ishte duke bartur pasagjer nga Beogradi në Nevesinje dhe Mostar.

Përveç këtij aksidenti me fatalitet, në Bosnje janë regjistruar edhe një numër shumë i madh i aksidenteve si pasojë e borës së rënë.

 

(Kosova Sot)