Është mbajtur testi për prokurorë të Shtetit

  • 15 December 2018 - 15:47
Është mbajtur testi për prokurorë të Shtetit

Sot, është mbajtur testi me shkrim për kandidatët për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve të rinj për prokuroritë themelore të Kosovës, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

Në njoftimin e lëshuar, thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës, është duke administruar me sukses testin me shkrim për kandidatët për prokurorë të Shtetit, si dhe, është organizuar sipas standardeve më të larta, të cilat zbatohen me rastin e rekrutimit të prokurorëve.

Ky proces është duke u monitoruar nga Projekti i Britanisë së Madhe, i cili ka marrëveshje bashkëpunimi me KPK-në, për ta mbështetur KPK-në dhe procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj. 

Këtij testi i janë nënshtruar 128 kandidatë, prej tyre 36 nga gjinia femërore.

 

(Kosova Sot)