Badallaj: Deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë llogari nga presidenti se çka po bisedon me Vuçiqin

  • 15 December 2018 - 16:04
Badallaj: Deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë llogari nga presidenti se çka po bisedon me Vuçiqin

Të vdekur e sheh planin e ndarjes, pas mbështetjes së madhe që i dha SHBA-ja formimit të Ushtrisë së Kosovës, edhe analisti politik Reshat Badallaj.

"Ideja për ndarjen e Kosovës nga ky grup i paguar kuislingësh, pra të Hashim Thaçit, Edvin Kristaq Ramës, Aleksandër Vuçiqit dhe të këlyshit të UDB-së serbe e të Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiut, po e them pa kurrfarë euforie se që nga sot ka vdekur njëherë e përgjithmonë.

Të gjitha pazaret e pista dhe tradhtare që janë bërë deri më sot kundër Kosovës, kundër sovranitetit të vendit dhe kundër Kushtetutës, kanë rënë në ujë", potencoi Badallaj. Ndërsa, analisti Bislim Aliu thotë se pas këtyre raportimeve në këtë gazetë, deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë llogari nga presidenti se çka po bisedon me Vuçiqin, sepse kjo është agjendë që mund të kualifikohet tradhti nacionale.

"Kjo gazetë austriake, me plot arsye e krahason Ramën me këto pazare me Vuçiqin për ndarje të Kosovës, të ngjashëm me përpjekjet e dy ish-presidentëve të Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tugjman dhe Slobodan Milosheviq, të cilët kishin dashur ta ndajnë Bosnjën në dy pjesë.

Mirëpo, me të drejtë gazeta raporton se Hashim Thaçi konsiderohet si pa legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën në këtë dialog, prandaj deputetët duhet të mos vonojnë por të kërkojnë llogari nga Hashim Thaçi", u shpreh Aliu.

 

Lexo edhe këtë: Treshes Thaçi-Vuçiq-Rama iu ngeci në fyt ndarja

 

(Kosova Sot)