Fillon seanca pas 7 orësh, deputetët e pozitës dhe të PSD-së në sallë

  • 15 December 2018 - 18:33
Fillon seanca pas 7 orësh, deputetët e pozitës dhe të PSD-së në sallë

Pas disa shtyrjesh të një pas njëshme, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet rezoluta e propozuar nga PSD-ja për dialogun Kosovë-Serbi.

Seanca fillimisht ishte paralajmëruar se do të fillonte në orën 14:00, megjithatë u shty për në orën 16 e 30, pasi një deputetes së PDK-së i kishte vdekur një i afërm i familjes.

Por seanca nuk nisi as në orën 16:30, pasi në Kuvend assesi nuk po arrihej kuorumi i duhur për të kaluar rezolutën e propozuar nga PSD.

Në një prononcim për media, deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, ka treguar se shkaku i deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, po vazhdon shtyrja e seancës.

Pas arritjes së Halitit në Kuvend, Veseli e ka nisur seancën.

 

(Kosova Sot)