Ymeri fton nga Kuvendi LDK’në e Vetëvendosjen t’i bashkohen ekipit të dialogut

  • 15 December 2018 - 18:58
Ymeri fton nga Kuvendi LDK’në e Vetëvendosjen t’i bashkohen ekipit të dialogut

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka shpalosur rezolutën e kësaj partie për dialogun me Serbinë në seancën që ka nisur pas 7 orësh vonesë.

Ai i ka ftuar LDK’në dhe Vetëvendosjen që të bëhen pjesë e ekipit negociues, duke treguar se rezoluta e tyre ia rezervon dy vende këtyre dy partive.

“Nuk janë kundërshtime opozitare. Nuk mund ta kuptojë pse kundërshton të bëhet pjesë e organit të vetëm ku opozita ka rol vendimmarrës”, ka thënë Ymeri.

Deputeti i PSD’së tregoi se sipas kësaj rezolute, të cilën po e përkrah koalicioni qeverisës, bashkëkryesues të dialogut do të jenë Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Ndërsa pjesën e dialogut do të jenë Enver Hoxhaj i PDK’së, Dardan Gashi,  Behgjet Pacolli, Avni Arifi i AAK’së, Mahir Jagcilar një përfaqësues i shoqërisë civile, dhe dy vendet për LDK’në dhe VV’në. 

 

(Kosova Sot)