A duhen gënjyer fëmijët me babadimrin?

  • 15 December 2018 - 19:13
A duhen gënjyer fëmijët me babadimrin?

Jo të gjithë i festojnë Krishtlindjet. Por, ata që e bëjnë, mund të jenë në dilemë nëse duhen gënjyer për fëmijët për vërtetësinë dhe ekzistencën e babagjyshit që hyn nga oxhaku dhe sjell dhurata.

Studiuesja Kelly Allen, një psikologe e Universitetit të Melburnit, e sheh pozitivisht gënjeshtrën që u thuhet fëmijëve. Sipas saj, miti i plakut me kostum të kuq nxit imagjinatën e fëmijëve, ndërsa shton se më pas u takon prindërve që t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë.

Një mendim ndryshe sjell studiuesja Ameneh Shahaeian e Universitetit Katolik të Australisë.

"Kur fëmijët pyesin nëse babagjyshi është i vërtetë apo jo, ata janë në gjendje të bëjnë dallimin midis realitetit dhe karaktereve imagjinare, ndaj nuk është e nevojshme të gënjehen.”

Të tjerë psikologë thonë se historia e babagjyshit i nxit fëmijët që të jenë konsumatorë të ideve të të tjerëve.

 

(Kosova Sot)