Limaj zbulon objektivat e Kosovës në dialog me Serbinë

  • 15 December 2018 - 20:01
Limaj zbulon objektivat e Kosovës në dialog me Serbinë

Kuvendi i Kosovës ka mandatuar delegacionin shtetëror i cili do të udhëheq bisedimet me Serbinë.

Ndonëse, Qeveria e kishte mandatuar gati dy muaj me parë, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, nuk kishte pranuar të nis punën pa marrë bekimin e deputetëve në Kuvend.
Kësisoj, zëvendëskryeministri i Kosovës është emëruar në krye të delegacionit shtetëror bashkë me Shpend Ahmetin e PSD-së.

Pas votimit të sotëm, Limaj ka thënë se Kuvendi i Kosovës këtë javë ka bërë një punë të shkëlqyeshme fillimisht duke e votuar Ushtrinë e Kosovës e pastaj edhe delegacionin shtetëror.

Limaj ka thënë se ndjehet i nderuar që përpjekjet disa mujore dhe kembngulja e tij për të pasur një konsensus sa më të gjërë gati është shpaguar. Megjithatë thotë se ka shpresë që edhe forcat tjera politike do t’i bashkohen këtij delegacioni.
Kosova, sipas Limajt, e dërgoi mesazhin e qartë se vendi është gati dhe duan të marrin pjesë në dialog si shtet i pavarur.

Tani e tutje Kosova, thotë Limaj do të flet në koordinim të plotë.

Limaj është zotuar se shumë shpejt do të kthehen në Kuvend me platforme dhe si bashkë drejtues i delegacionit do ta kthejnë transparencën në këtë proces dhe së bashku ta mbyllin njëherë e mirë çështjet e hapura me Serbinë.

Kryetari i Nismës ka zbuluar edhe objektivat me të cilat Kosova futet në dialog.

“Ne futemi në dialog me qartësi dhe objektiva të qarta. Objektivi është njohja reciproke dhe anëtarësimi në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtare”, ka thënë Limaj në një konferencë për media.

 

(Kosova Sot)