Fisnik Ismaili tallet me Albin Kurtin: Cërrc, as protesta s’ka më

  • 15 December 2018 - 22:33
Fisnik Ismaili tallet me Albin Kurtin: Cërrc, as protesta s’ka më

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismali, është tallur me ish-kryetarin e partisë së tij, Albin Kurti. Ismaili përmes një postimi në Facebook ka thënë se tashmë janë harruar protesta dhe më s’po del askush në rrugë. Ai ka lavdëruar partinë e tij që është bërë pjesë e dialogut me Serbinë. Isamili ka thënë se PSD duhet të jetë shembull se si duhet të punojnë partitë opozitare.

“Me e rrëzue qeverinë s'po mundet opozita, edhepse nënshkrimet ne i dhamë të parët. Tuj e bojkotue Kuvendin s'un po rrëzohet qeveria, e as s'un po bllokohet, sepse kur po ju konvenon, krejt po vizatohen e po votojnë, sikur dje për ushtrinë. Protesta? Nime, çka u bo? Dul tanë ai milet, dola edhe unë, edhe cërrc, as protesta s'ka ma”.

Postimi i plotë i Ismailit në Facebook:

A më mirë:

1. Hiç negociata, e me kqyrë seri?

2. Negociata, ku një njeri vendosë për krejt edhe s'ti vetë letrat?

3. Negociata ku përfshihet krejt Kuvendi, vendosin krejt partitë bashkë, edhe në fund me referendum voton TI se a po pajtohesh me marrëveshjen, a jo? Edhe nime, pa njohje, s'ka marrëveshje.

Më thjeshtë s'po di me e spjegue këtë rezolutë. E që dikujt po i pengon se po i çojmë punët përpara, si me rezolutat për heqjen e roamingut e pikave doganore me Shqipninë, njajtë edhe këtë sot, s'kam çka ju baj.

Me e rrëzue qeverinë s'po mundet opozita, edhepse nënshkrimet ne i dhamë të parët. Tuj e bojkotue Kuvendin s'un po rrëzohet qeveria, e as s'un po bllokohet, sepse kur po ju konvenon, krejt po vizatohen e po votojnë, sikur dje për ushtrinë. Protesta? Nime, çka u bo? Dul tanë ai milet, dola edhe unë, edhe cërrc, as protesta s'ka ma.

Nëse ka dikush që ia gjen një behane cilësdo rezolutë që e kemi kalue deri tash në Kuvend, le te argumenton qetu. Nëse dikush e din një mënyrë më të mirë me e menaxhue këtë situatë, le te argumenton qetu.

Etiketat "tradhtar", "hajn", "patericë" s'janë argumente. Janë pikërisht e vetmja gjë që dikujt i mbetet me e thanë kur s'ka argument.

Neve nime mujnë mos me na votue në zgjedhjet e ardhshme. Mujnë edhe thanë që jemi të vegjël e të pavlerë. Amo, sille kah t'e sillsh, në qet mandat, qeta 12 veta po dalin me qenë shembull se qysh bahet politikë, qysh opozita ish dashtë me shtye gjana përpara, e qysh, bani u ba qekjo opozitë bashkë, mundemi me ba shumë më shumë, sesa me majtë inate, e me i shajtë të vetmit që po punojnë drejt.

S'ka dert a na voton kush prapë. Nëse gjeni mënyrë me shkue në zgjedhje, të parët kemi me ju përkrahë, edhe nëse nesër s'kemi me qenë në Kuvend ma. Por, deri të vie ajo ditë, na kemi me qenë qata që vazhdimisht kemi me dhanë alternativa, e me i shtye me krejt forcën, për mirëqenien e qetij vendi.

 

(Kosova Sot)