Egjipt, zbulohet varri 4400 vjeçar në gjendje fantastike

  • 16 December 2018 - 00:16
Egjipt, zbulohet varri 4400 vjeçar në gjendje fantastike

Arkeologët kanë bërë një zbulim shumë interesant në Egjipt, varrin e një predikuesi të lartë, të paprekur për 4400 vite.

Mostafa Uaziri, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve, tha se zbulimi ishte një nga më të veçantët në dekadat e fundit.

Varri, i gjetur brenda piramidës së Sakas, pranë Kairos, ishte mbushur me hieroglife shumëngjyrëshe dhe me statuja faraonësh.

Skenat dekorative tregojnë se aty prehej personi i varrosur, një predikues i lartë i oborrit mbretëror, i quajtur Vahti; si dhe mamaja, gruaja dhe të afërm të tjerë.

 

(Kosova Sot)