Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

  • 16 December 2018 - 12:57
Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Të shtunën, në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku i dyshuari me urdhër të Gjykatës është arrestuar dhe është dërguar për të vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.

“Aeroporti i Prishtinës 15.12.2018 - 10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e PK’së.

(Kosova Sot)