Kosovarët të gëzuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës

  • 16 December 2018 - 13:08
Kosovarët të gëzuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës

Qytetarët ndihen krenarë, edhe pse janë të vetëdijshëm që nuk aq festë për shkak të gjendjes së rëndë në Kosovë


Zekirja Berisha shprehet se Ushtria e Kosovës është gëzimi më i madh  i këtij vendi. “Vetë, tani mund të themi se kemi një shtet, kemi një ushtri. Kjo ushtri  e ka nderuar  Ballkanin”.

 

Haxhi Seferçaj thotë se Kosova tani më ka ushtri të vetë dhe duhet të bëjë shumë më shumë që kjo ushtri  të  funksionalizohet, të jetë një ushtri e këtij populli. “Ushtria është krenaria e Kosovës”, thekson ai.

 

Kurtish Hoxhaj mendon se ushtria është krenaria këtij vendi. “Ne që i kemi dhënë kontribut kësaj toke po ndihemi krenar. Kësaj krenarie  i kemi ndihmuar edhe ne me  mundësitë tona”.

 

Sabir Thaçi ndihem krenar që së fundi amaneti i Kosovës po bëhet realiet. “Por, po më vjen befasi që sot nuk ka aq shumë festë. Festa i duhet sepse pas Pavarësisë  kjo është data historike e këtij vendi”, thekson ai.

(Kosova Sot)