Istog, burri ushtron presion psikik ndaj gruas

  • 16 December 2018 - 13:54
Istog, burri ushtron presion psikik ndaj gruas

Policia ka arrestuar në Istog një person, i cili dyshohet se duke ushtruar presion psikik ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Istog, ku i dyshuari përmes dhunës psikike ka bërë që gruaja e tij të largohet nga shtëpia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti duke ushtruar presion psikik, ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e tij femër K-Serbe”, thuhet në raportin e PK’së.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)