Guraziu flet për deklaratën e ambasadorit e cila motivoi liderët

  • 16 December 2018 - 14:11
Guraziu flet për deklaratën e ambasadorit e cila motivoi liderët

 Ndërsa, analisti Ragip Guraziu, për gazetën " Kosova Sot", tha se deri në këtë ditë, të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Kosova, por edhe shqiptarët si komb, kanë hequr të zitë e ullirit.

"Me të drejtë ambasadori amerikan në Prishtinë e quajti një votim historik, edhe që do të mbahet mend formimin e Ushtrisë, sepse në fakt hap një kapitull të ri për sigurinë në vend e më gjerë. Dhe, si duket, kjo deklaratë e mikut amerikan i shtyu liderët kosovarë që të nguten t'i marrin meritat për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Kështu veproi edhe presidenti Thaçi , si një maniak i protagonizmit, duke vrapuar në kazermën e FSK-së, i veshur gjysmushtarak e gjysmëzyrtar, duke shkaktuar edhe skandal protokollar", potencoi ai.

"Me gjithë këto veprime të Thaçit, kjo edhe nuk do të thotë se Ushtria e Republikës së Kosovës nuk është pronë private dhe pronë e askujt, siç mund të provojnë disa liderë të mbrapshtë ta trajtojnë. Sepse, të jesh shtet e të mos kesh ushtri në të vërtetë nuk je tamam shtet. Kjo është festë dhe gëzim për qytetarët, dhe me krijimin e Ushtrisë sonë është një moment që duhet të na bëjë që të reflektojmë për shtetin ligjor,të cilin që nga pas lufta ende nuk e kemi, duke menduar kësisoj për paqen, sigurinë dhe demokracinë po ashtu që po na mungon në Kosove", theksoi Guraziu.

Lexo edhe këtë: Lufta për merita turpëron oligarkët

 
 

(Kosova Sot)