Abazi: Zëvendësimi i produkteve merr kohë

  • 16 December 2018 - 14:18
Abazi: Zëvendësimi i produkteve merr kohë

Ndërsa, bankieri Milazim Abazi, për "Kosova Sot", tha se zëvendësimi i produkteve serbe me produkte gjermane, turke dhe nga tregjet e tjera, pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës, është një gjë normale dhe e mirëpritur nga konsumatori kosovar.

"Edhe pse zëvendësimi i produkteve kërkon goxha kohë, afaristët kosovarë duhet përgëzuar për shpejtësinë e reagimit pozitiv të tyre. Unë besoj se tashmë konsumatori kosovar është vetëdijësuar se edhe kur të hiqen taksat 100 për qind ndaj Serbisë, besoj se Serbia tashmë e ka humbur këtë treg dhe vështirë se ndonjëherë do ta rikthejë. Kjo është një gjë shumë e mirë që po i ndodh Kosovës.

Tash e tutje konsumatori kosovar do të ndihet më i sigurt në cilësinë e produkteve që i konsumon", u shpreh ai.

Lexo edhe këtë: Taksa shton importet nga Turqia dhe Gjermania, dhjetëra biznese në vështirësi

(Kosova Sot)