Një burrë dhe dy gra e kanë humbur jetën në aksidentin e autobusit nga Maqedonia në Serbi

  • 16 December 2018 - 14:23
Një burrë dhe dy gra e kanë humbur jetën në aksidentin e autobusit nga Maqedonia në Serbi

Një burrë dhe dy gra e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit në Serbi, afër Leskovcit, pasi është përmbysur një autobus me targa të Maqedonisë, njoftuan mediat serbe. Në vijim është identifikimi i viktimave.

Katër nga udhëtarët janë në rrezik jete dhe janë dërguar në Qendrën klinike në Nish, ndërsa të tjerët janë mbajtur në spitalin në Leskovc.

Shoferi dhe ndihmësi i tij nuk janë lënduar, por nuk guxojnë të japin deklarata për media.

Tre nga udhëtarët me lëndime të rënda janë në mjekim intensiv në sektorin Kirurgji në spitalin në Leskovc, ndërsa një në Ortopedi.

Udhëtarët tjerë janë me lëndime më të lehta.

Sipas informatave të para jozyrtare që i publikuan mediat serbe, supozohet se aksidenti ka ndodhur pasi që shoferin e ka zënë gjumi duke vozitur.

(Kosova Sot)