Zyrtari i VV’së thotë se PSD po shkon zvarrë pas Thaçit e Baton Stanishicit

  • 16 December 2018 - 14:34
Zyrtari i VV’së thotë se PSD po shkon zvarrë pas Thaçit e Baton Stanishicit

Hysen Durmishi, zyrtar i Vetëvendosjes, ka lëshuar akuza në drejtim të Partisë së Shpend Ahmetit se po i shkojnë zvarrë pas Hashim Thaçit dhe ish-gazetarit Baton Haxhiut.

Durmishi i është referuar gazetarit Haxhiu me mbiemrin e ish-Shefit të UDB’ës serbe në kohën e luftës në Kosovë, Stanishicit.

“Ti që tradhëtove votuesin tënd, si mund ta përfaqësosh Kosovën. Ti je veq një mbeturinë e kësaj shoqërie dhe asgjë më shumë. Po ja zgjat jetën kësaj Qeverie dhe po shkon zvarrë pas Hashim Thaçit e Baton Stanishiqit”, ka shkruar Durmishi,

Hysen Durmishi ishte pjesë e kabinetit të Shpend Ahmetit në mandatin e parë në Prishtinë.

(Kosova Sot)