Fjalëkalimet më të këqija të vitit 2018

  • 16 December 2018 - 15:52
Fjalëkalimet më të këqija të vitit 2018

Ka disa tematika që hasen te këta pasuordë të këqij, apo dobët, sikur që janë numrat rendorë, emrat dhe hobit, psh 'donald' ose 'football'. 'Hakerët kanë sukses të madh duke përdorë emrat e të famshmëve, shprehjet nga kultura popullore dhe sporti, si dhe kombinimet e thjeshta nga tastiera për të thyer llogaritë online, meqë ata e dinë se shumica e njerëzve përdorin fjalëkalime të thjeshta, që lehtë mbahen mend, por edhe që lehtë thyhen", thotë Morgan Slain, shef ekzekutiv i "SplashData". "Shpresa jonë është që, duke publikuar këtë listë çdo vjet, t'i bindim njerëzit që të ndërmarrin hapa për mbrojtjen e tyre", thotë ai. Sipas "SplashData", një në pesë milionë pasuordë të thyer që është vlerësuar për listën e vitit 2018, ishin në pronësi të personave në Amerikën veriore dhe në Evropën perëndimore. 

Simboli ndaj një fjale të rëndomtë

Për ta krijuar një pasuord të fortë, kjo firmë rekomandon përdorimin e frazave nga 12 a më shumë karaktereve, me lloje të ndryshme të karaktereve. Ata po ashtu rekomandojnë përdorimin e pasuordeve të ndryshme për sajte të ndryshme, në mënyrë që, nëse hakerët ua thyejnë një pasuord, të mos ua thyejnë të gjithë përnjëherë. Përdoruesit po ashtu mund të përdorin një menaxher të pasuordit për t'i organizuar ata, për të gjeneruar pasuorde të rastit, të sigurta dhe të kyçen automatikisht në ueb sajte. Ekspertët thonë se shtimi i një numri, apo simboli ndaj një fjale të rëndomtë, po ashtu nuk është trik efikas. Shkaku pse ndryshimi i shpeshtë i pasuordit nuk kryen punë, ka të bëjë me faktin se njerëzit bëjnë ndryshime të parashikueshme të pasuordit, p.sh. në vend të numrit 1, vendosin numrin 2. Këto ndryshime të vogla quhen transformime dhe hakerët janë shumë të vetëdijshëm për to, duke i përfshirë në skriptet e tyre. Studimet paraprake kanë treguar sesi meshkujt kanë 2.8 herë më shumë gjasa që të përdorin këto fraza të rëndomta, sesa femrat.  

Ja disa propozime që të keni pasuorde më të sigurta

• Përdorni një kombinim të shkronjave me numra, simbole, me shkronja të mëdha, apo me nënvizime. • Sigurohuni që pasuordi të ketë, të paktën tetë shifra / shkronja • Ndryshojeni pasuordin në periudha të caktuara kohore. • Pasi që të keni mbaruar së përdoruari, shkyçuni nga ueb sajtet dhe pajisjet e ndryshme. 

 

(Kosova Sot)