Gjykata ushtarake e Pakistanit dënon me vdekje 15 militantë

  • 16 December 2018 - 16:01
Gjykata ushtarake e Pakistanit dënon me vdekje 15 militantë

Shefi i ushtrisë së Pakistanit e ka miratuar dënimin me vdekje për 15 militantë, të cilët janë dënuar nga gjykata ushtarake për rolin e tyre në sulmet e fundit, në të cilat u vranë 32 zyrtarë të sigurisë dhe dy civilë. Në deklaratën e ushtrisë pakistaneze nuk është saktësuar se kur do të kryhen këto ekzekutime.

Përpos dënimeve me vdekje, gjykata ka dënuar me burgim edhe 20 militantë tjerë për shkak të sulmit ndaj forcave të sigurisë dhe të krishterëve në Pakistan dhe për shkatërrim të institucioneve shkollore.

Pakistani e shfuqizoi ndalesën për dënim me vdekje në vitin 2014, kur një sulm i armatosur në një shkollë kishte lënë të vdekur më shumë se 150 njerëz, shumica e të cilëve ishin nxënës. Pikërisht sot mbushen katër vjet nga sulmi i ndodhur në shkollën e Peshawarit, shkruan “Free Europe”

(Kosova Sot)