U promovua në Dibër libri “Im atë dhe këlyshët e Titos” i Delvina Kërlukut

  • 16 December 2018 - 17:12
U promovua në Dibër libri “Im atë dhe këlyshët e Titos” i Delvina Kërlukut

Libri “Im atë dhe këlyshët e Titos” i autores Delvina Kërluku u promovua mbrëmë u promovua në sallën e mbledhjeve në ndërtesën e komunës së Dibrës.

Libri paraqet përzgjedhje të eseve nga autorja, në të cilat, siç u tha, janë transmetuar golgotat dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Dibër dhe rajonin e Dibrës dhe ndaj shqiptarëve ortodoksë nga Reka, nga koha e Jugosllavisë së Titos e deri më sot.

Promotorë të librit ishin Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Maqedoni dhe Bashkim Mashkuli, kryetar i Degës së Dibrës të Shoqatës.

Para një numri të madh të dibranëve, autorja lexoi edhe një prej eseve që është pjesë e librit. 

“Im atë dhe këlyshët e Titos” është vepra e tetë e Delvina Kërlukut. Shtatë librat paraprake janë me poezi, ndërsa krijimet e saj janë të përkthyera në më shumë gjuhë.

Kërluku ka lindur në Dibër, ndërsa aktualisht punon gazetare në gazetën “Koha" të Shkupit.

 

(Kosova Sot)