Palët luftuese thonë se armëpushimi në Jemen fillon të martën

  • 16 December 2018 - 17:32
Palët luftuese thonë se armëpushimi në Jemen fillon të martën

Marrëveshja për armëpushim mes palëve luftuese në Hodeidah të Jemenit do të fillojë së zbatuari të martën, më 18 dhjetor. Kështu kanë thënë burimet nga të dyja palët e luftës dhe të njëjtën gjë e kanë konfirmuar edhe Kombet e Bashkuara.

Besohet që kjo marrëveshje do ta parandalojë gjakderdhjen në qytetin e rëndësishëm, në mënyrë që të bëhen edhe furnizimet me ushqim dhe produkte tjera të nevojshme për jetesë. Grupi “Houthi”, që mbështetet nga Irani dhe qeveria e Mansour Hadit, e mbështetur nga Arabia Saudite, arritën marrëveshje për armëpushim pas një jave të negociatave që u sponsorizuan nga Kombet e Bashkuara dhe u zhvilluan në Suedi.

Grupi “Houthi” i kontrollon shumicën e qyteteve, përfshirë kryeqytetin Sana dhe kryeqytetin Hodeidah. Qeveria tash është e vendosur në portin jugor të Adenit. Banorët kanë raportuar për të shtëna të kohëpaskohshme, shumica e të cilave janë dëgjuar gjatë natës. Organizata e Kombeve të Bashkuara po përpiqet që t’i ndalojë tërësisht luftimet në portin i cili shërben si pikë hyrëse për shumicën e prodhimeve kryesore. Ky port është pikë shumë e rëndësishme për miliona jemenasë që po përballet me vdekjen nga uria, shkruan “Reuters".

 

 

(Kosova Sot)