Propozimi i Mogherinit, Qeveria e Kosovës tregon haptazi qëndrimin ndaj taksës

  • 16 December 2018 - 18:14
Propozimi i Mogherinit, Qeveria e Kosovës tregon haptazi qëndrimin ndaj taksës

Shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka thënë se nuk mund ta komentojë përmbajtjen e letrës së Mogherinit për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, e as përmbajtjen e letrës së këtij të fundit.

Sipas tij, ajo cka mund të konstatojë ai është se Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk ka bërë asnjë ndryshim në plitikën e saj ndaj taksës, e as ndaj qëndrimeve tjera që lidhen me statusin.

“Qeveria e Kosovës pothuajse në baza ditore komunikon me Brukselin në forma të ndryshme, me letra, në formë telefonike apo edhe në takime të drejtpërdrejta. Në të gjitha takimet ka letra të rëndësishme ka dokumente të rëndësishme. 

Sa i përket pyetjes për letrën e Mogherinit qe sot pothuajse çdo medium ka pas pyetje – nuk mund ta komentojmë përmbajtjen e saj e as përmbajtjen që kryeministri Haradinaj ia ka kthy sepse nuk besoj se i ka mrri zonjës Mogherini, por çka mund të konstatojë është se Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk kanë bërë asnjë ndryshim në politikën e saj, as ndaj taksës as ndaj qëndrimeve tjera që lidhen me statusin apo me gjitha temat aktuale për të cilat flasim”, ka shkruar Arifi.

(Kosova Sot)