“Paska babë, s’ka ide”, reagon deputetja e VV-së

  • 16 December 2018 - 18:47
“Paska babë, s’ka ide”, reagon deputetja e VV-së

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka reaguar ndaj formimit të ekipit dialogues, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.

Kollçaku ka thënë se paska babë, po jo edhe ide.

“Paska babë, s’ka ide”

Rreth gjashtë muaj më parë një ekip prej gjashtë burrave kishin udhëtuar në Bruksel për të marrë vendimin për liberalizim të vizave.

E, kur liberalizimi ka dështuar, tashmë 11 burra të tjerë do të synojnë fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Visar Ymeri sot ka prezantuar ekipin i prirë nga shefi i tij Shpend Ahmeti. Pas tij janë edhe Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Dardan Gashi. Dy vendet e rezervuara për VV-në dhe LDK-në do t’i zë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

 

(Kosova Sot)