Moti i keq prek Italinë, reshje dëbore dhe ulje temperaturash

  • 16 December 2018 - 19:03
Moti i keq prek Italinë, reshje dëbore dhe ulje temperaturash

Italia është prekur nga vala e motit të keq me ulje të temperaturave. Në veri ka pasur reshje të dendura dëbore. Qytetarët kanë hasur problem në qarkullim.

E gjithë Italia është në alarm, me rënien e temperaturave.

Mbrojtja Civile ka lëshuar një paralajmërim për kushtet e pafavorshme të motit dhe ngriti nivelin e alarmit.

Hekurudha e shtetit aktivizoi fazën e planit të veprimit kundër dëborës dhe acarit, veçanërisht në Valle d’Aosta, Piemonte, Liguria, Lombardi, Emilia-Romagna dhe Alto Veneto. Këto janë efektet e stuhisë që vjen nga Atlantiku.

Parashikohen reshje dëbore në pjesën më të madhe të vendit, por kryesisht në veri do të jenë më të dendura.

Piemonte është rajoni i parë që hasë efektet e stuhisë së motit të keq.

Sipas mediave, reshjet e dendura të dëborës, por dhe ngricat në rrugë kanë shkaktuar probleme në qarkullim në shumë zona të Italisë. Fatmirësisht nga ulja e temperaturave dhe moti i keq nuk ka të lënduar apo viktima.

 

(Kosova Sot)