Pas Mogherinit, shqiptarët bombardojnë me komente edhe te Facebooku i Trumpit

  • 16 December 2018 - 22:37
Pas Mogherinit, shqiptarët bombardojnë me komente edhe te Facebooku i Trumpit

Afro 14 mijë shqiptarë komentuan në një postim të bërë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, në të cilën flitej për të drejtat e njeriut.

Përmes komenteve u kërkua e drejta edhe për kosovarët, me pretendimin se janë të shkelur pasi nuk po iu jepet e drejta për të lëvizur pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian.

Por shqiptarët nuk komentuan vetëm tek Mogherini, sot shumë prej tyre u fokusuan në një postim të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe një tjetër nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë.

Por për dallim nga BE’ja, që u kritikua për mos-liberalizimin e vizave, shqiptarët falënderuan Amerikën.

“Zoti e bekoftë SHBA’në. Me dashuri nga Kosova”, është komenti i cili u la shumë herë në hapësirat komentuese të faqes së presidentit amerikan, Donald Trump dhe Ambasadës së Amerikës.

E gjitha kjo erdhi në shenjë falënderimi nga Kosova për mbështetjen e pafund të SHBA’së për Kosovën, siç ishte së fundi edhe me rastin e transformimit të FSK’së, proces ky i cili pati një përkrahje të pakusht nga SHBA.

 

(Kosova Sot)