Deda komenton ofertën e Mogherinit që Kosova të heq taksën ndaj produkteve serbe

  • 16 December 2018 - 23:23
Deda komenton ofertën e Mogherinit që Kosova të heq taksën ndaj produkteve serbe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se oferta e Frederica Mogherinit është çdo gjë tjetër përpos një oferte.

“Oferta e znj. Mogherini “ju (Kosova) suspendoni taksën 100%, ne (BE-ja) ju avancojmë nga UNMIK në Kosovo* në CEFTA” është çdo gjë tjetër përpos një oferte”, tha Dedaj në rrjetin social Facebook.

Më tej ai ka pyetur nëse faza finale e dialogut me Serbinë bëhet për njohje të Republikës së Kosovës, atëherë për çfarë avancimi nga UNMIK drejt Kosovës po flasim?

“Nëse faza finale e dialogut është për fqinjësi të mirë ndërmjet dy shteteve, që i zgjidhin “të gjitha çështjet e hapura” me marrëveshje ndërkombëtarisht obligative ligjore, atëherë Kosova do të hiqet nga përdorimi. E edhe UNMIK’u. Rrjedhimisht, nga Brukseli nuk ka kurrfarë oferte”, tha Dedaj.

 

(Kosova Sot)