Mark Zuckerberg humbi 15 miliard dollarë në vitin 2018

  • 16 December 2018 - 23:58
Mark Zuckerberg humbi 15 miliard dollarë në vitin 2018

Themeluesi i Facebook ka humbur pothuajse një të katërtën e vlerës së tij neto pas një viti shumë të keq për gjigantin e mediave sociale.

Multimiliarderi, Mark Zuckerberg ka në llogarinë e tij 15 miliardë dollarë më pak, pasi Facebook u përfshi në skandalin e shkeljes së privatësisë së përdoruesve.

Rrjeti i madh social raportohet se është përdorur për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA dhe shkeljen e të dhënave të përdoruesve.

Vlera neto e Zuckerberg filloi me rreth 75 miliardë dollarë më 2 janar dhe përfundoi me së paku 15 miliardë dollarë më pak në fund të vitit. Ai pësoi humbjen më të madhe se 499 njerëzit më të pasur në botë.

Mark ka 13% të aksioneve në Facebook që përbëjnë pothuajse të gjithë pasurinë e tij.

 

(Kosova Sot)