Shpend Jahti me mandate të vjedhura u bë patericë e Hashim Thaçit

  • 17 December 2018 - 07:54
Shpend Jahti me mandate të vjedhura u bë patericë e Hashim Thaçit

Bojaj: Krahu i Shpend Jahtit me 'minibusin' e deputetëve të PSD-së tregoi dyfytyrës!

"Kur të vegjlit mendojnë se janë bërë të mëdhenj, fillimisht iu verbohen sytë, iu shlyhet memoria, nuk u funksionon truri dhe logjikojnë vetëm me bark! Të tillë janë të vegjlit e PSD-së, të uriturit e pushtetit, Shpendi, Visari, Dardani, Dugi e deri te më i 'vogli', Fisi, të cilët për të kënaqur egon e vet personale e harrojnë të kaluarën e afërt e të largët,...brenda natës nga zogj të egër shndërrohen në pëllumba të butë për t'u ulur lehtësisht në prehrin e Hashim Thaçit. "Zemërgjeri" president Thaçi, i tmerruar nga uragani i Speciales, i mirëpret "engjëjt" në strofullin tij, për t'i plotësuar të gjitha dëshirat e Serbisë armike", thotë për gazetën "Kosova Sot" analisti Florim Zeqa

Mënyrën se si fluturoi Shpend Ahmeti me Dardan Sejdiun&Co tani edhe formalisht direkt në prehrin e Hashim Thaçit, mënyrën se si u shitën Shpend Ahmeti dhe klika e tij, duke u bërë pjesë e grupit të Hashim Thaçit për ta ndarë Kosovën, e kanë gjykuar ashpër përfaqësues të opozitës që bojkotuan këtë seancë, analistët politikë, por edhe qytetarët e anketuar rreth kësaj lëvizje taktike që bëri Shpend Ahmeti me PSD-në e tij, duke e legjitimuar presidentin Hashim Thaçi në tentativat e tij për ta ndarë Kosovën me Serbinë, duke u bërë asistentë e lojtarë të presidentit. Ndryshe,sipas analistëve, nuk ka si të shpjegohet fakti se pikërisht deputetët e PSD-së, të dalë nga VV-ja, 3 vite më parë, ishin ndër më të zëshmit kundër dialogut të ish-qeverisë 'Mustafa', ndërkaq të njëjtit këtë të shtunë që lamë pas, pas pazareve me PDK-në dhe AAK-në e NISMA-n, e kurorëzuan koalicionin e tyre duke u bërë pjesë e ekipit dialogues, por edhe bashkëkryesues Shpend Ahmetin. Duke parë këto veprime të Shpend Ahmetit dhe grupit të tij, analistët dhe qytetarët vlerësojnë se Shpend Ahmeti është vetëm një karrierist i ndytë, i cili dështoi tërësisht si kryetar i Prishtinës dhe në vend se të provoj të bëj diçka për të mirën e qytetarëve të Prishtinës,  ai bëri pazare dhe u bë me mafio-oligarkët dhe oligarkët e politikës, për tu bërë pjesë e ekipit dialogues, i cili ekip në krye me Hashim Thaçin, që ka vetëm një qëllim, që t`ia lehtësojë Thaçit detyrën e tij prej kuislingu për ndarjen e Kosovës.

Zeqa: Shpend Ahmeti u ngrit në politikë përmes pazareve me mafio-oligarkët ekonomikë dhe politikë Analisti politik Florim Zeqa vlerëson se seanca e së shtunës së kaluar në Kuvendin e Kosovës shpërfaqi në mënyrën më të keqe servilizmin, primitivizmin dhe marrëzinë e politikanëve kosovarë, të cilët për realizimin e ambicieve personale janë të gatshëm të tradhtojnë idealet, të shesin komb e atdhe, familje e farefis të gjerë."Kur të vegjlit mendojnë se janë bërë të mëdhenj, fillimisht iu verbohen sytë, iu shlyhet memoria, nuk u funksionon truri dhe logjikojnë vetëm me bark! Të tillë janë të vegjlit e PSD-së, të uriturit e pushtetit, Shpendi, Visari, Dardani, Dugi e deri te më i 'vogli', Fisi, të cilët për të kënaqur egon e vet personale e harrojnë të kaluarën e afërt e të largët,...brenda natës nga zogj të egër shndërrohen në pëllumba të butë për t'u ulur lehtësisht në prehrin e Hashim Thaçit. "Zemërgjeri" president Thaçi, i tmerruar nga uragani i Speciales, i mirëpret "engjëjt" në strofullin e tij, për t'i plotësuar të gjitha dëshirat e Serbisë armike. Shpend Ahmeti dhe klika e tij tradhtare e idealeve mbi të cilat u ngritën në karrierë politike, u shitën tepër lirë, duke u bërë pjesë e grupit të Hashim Thaçit për ta ndarë Kosovën. Shpend Jahti me grupin e zogjve shtegtarë e legjitimuan presidentin Hashim Thaçi në tentativat e tij për ta ndarë Kosovën me Serbinë, duke u bërë asistentë e vegla të presidentit. Paradoksalisht deputetët e PSD-së, të dalë nga VV-ja, të cilët 3 vjet më parë ishin ndër më të zëshmit kundër dialogut të ish-qeverisë 'Mustafa', ndërkaq të njëjtit këtë të shtunë që lamë pas, pas pazareve me PDK-në dhe AAK-në e NISMA-n, e kurorëzuan koalicionin e tyre, duke u bërë pjesë e ekipit dialogues, por edhe bashkëkryesues oligarkun e inkriminuar Shpend Ahmeti, një materialist dhe karrierist i pangopshëm", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Florim Zeqa. Ai shton se i dështuari në qeverisjen e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ngritur në politikë përmes pazareve me mafio-oligarkët ekonomikë dhe politikë, pa fije turpi, është involvuar edhe në lojën e pistë të Hashim Thaçit, duke u bërë pjesë e ekipit dialogues, i cili ekip në krye me Hashim Thaçin e ka vetëm një qëllim, që t`ia lehtësojë Thaçit detyrën e tij prej kuislingu për ndarjen e Kosovës.

"Nga dita e shtunë, 15 dhjetor 2018- të, PSD-ja jo vetëm që nuk është pjesë e opozitës shqiptare në Kuvendin e Kosovës, por është bërë pjesë integrale, gjegjësisht "xhoker" i pushtetarëve, ngjashëm sikurse Lista Serbe", theksoi Zeqa për "Kosova Sot". Haziri: Shpend Ahmeti më shumë do t'i kontribuojë avancimit të Serbisë sesa Kosovës Analisti politik Arsim Haziri vlerëson se largimi i tyre prej 'Vetëvendosjes' gradualisht prodhoi tjetër kuptim, pra atë materializmit dhe egocentrizmit! "Dikur brenda 'VETËVENDOSJES' thirreshin në parime dhe elemente shtetërore në këtë çështje-negocimin me Serbinë, ndërsa tash të njëjtit, mirëpo në subjekt tjetër, janë ata që kryesojnë procesin e dëmshëm. Përfshirja e PSD-së në proces komunikimi me Serbinë hegjemonike arrin t'ia zgjatë kësaj qeverisje jetën politike. Shpend Ahmeti, me aktivizimin në negociata, më shumë do t'i kontribuojë avancimit të Serbisë sesa Kosovës, ngase është Serbia ajo e cila nuk është bërë e ndërgjegjshme falë një përpjekje të drejtë shtetërore", është shprehur ai. Qytetarët: Shpend Ahmeti drejt vetëvrasjes politike Të ashtuquajturin fluturim të Shpend Ahmeti me Dardan Sejdiun&Co tani edhe formalisht, direkt në prehrin e Hashim Thaçit, e kanë gjykuar edhe qytetarët, sipas të cilëve tani kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po i kthen shpinën komunës, duke u shitur për t'u bërë pjese e grupit të Hashim Thaçit për ta ndarë Kosovën. Madje qytetarët po mendojnë se Shpend Ahmeti që nga fillimi ka qenë dhe po mbetet edhe tani vetëm një karrierist i ndytë, i cili dështoi tërësisht si kryetar i Prishtinës. Qytetari Avni Kadriu mendon se tani Shpend Ahmeti duhet të lirojë rrugë edhe nga mbajtja e pozitës së kryetarit të Prishtinës, ngase derisa ka dështuar tërësisht në këtë pozitë të vetme, duke u angazhuar në ekipin e bisedimeve, ai do të jetë tërësisht jashtë funksionit të kryetarit dhe krejtësisht shpërfillës i votës qytetare. "Mendimi im është që zgjedhja e Shpend Ahmetit për të bashkëkryesuar ekipin për bisedime nuk është zgjedhje e duhur, ka pasur mjaft përfaqësues të tjerë të cilët kanë mundur të shkojnë në ato bisedime, prej cilësdo parti politike, qoftë edhe opozitare. Unë jam shumë i sigurt që ai këtë pozitë e ka pranuar vetëm për karrierë politike, mirëpo unë mendoj që angazhimi i tij në këtë proces do të jetë një minus akoma më i madh për të ardhmen e tij në politikë", theksoi qytetari Avni Kadriu për "Kosova Sot". Tradhti ndaj votës dhe premtimeve të dhëna për qytetarët, por edhe vetëvrasje politike, duke ëndërruar ndërtim të karrierës përmes këtyre bisedimeve, e vlerëson angazhimin e Shpend Ahmetit në këtë ekip bisedimesh edhe Mehmet Breznica."Mua ma merr mendja së pari që ai nuk është fare kuadër, që të marrë pjesë në këto bisedime, ai nuk ka njohuritë as përgatitjen meritore për të qenë pjesë e këtyre bisedimeve dhe unë mendoj që edhe qeveria jonë po bën prapë një gabim të madh, duke angazhuar njerëz të tillë të papërgjegjshëm dhe të papërgatitur, që të jenë në nivel të atyre bisedimeve. Serbia, nëse e marrim shembull, gjatë bisedimeve të Vjenës i ka pasur 14 dr. të shkencave.

E këta mendoj unë që së pari duhet të jenë ekspertë të gjeografisë politike, ekspertë të diplomacisë dhe të historisë, përndryshe përgatitja e Shpend Ahmetit është zero që të marrë pjesë në këto bisedime", është shprehur ai. "Unë mendoj që Shpend Ahmeti nuk ka qenë as në nivel të qeverisjes në komunën e Prishtinës dhe nuk do të jetë as këtu në këtë ekip", theksoi Mehmet Breznica. 

BADALLAJ: SHPEND AHMETI E DARDAN SEJDIU, NËN OMBRELLËN E KLANIT "PRONTO" Analisti Reshat Badallaj rikujton se ai personalisht edhe në shkrimet e tij të mëhershme në gazetën "Kosova Sot" ka thënë se Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe sejmenët tjerë ka kohë që kanë hyrë në ombrellën e klanit "Pronto" dhe PDK-së dhe në prehrin e Hashim Thaçit. Sidoqoftë, Badallaj thotë se beson që qytetarët nuk do të lejojnë që këta njerëz të papërgjegjshëm të arrijnë marrëveshje që do ta copëtonte territorin e Kosovës."Dhe ja se si doli tani. Idioti, vagabondi dhe hajni, Shpend Ahmeti, që në gjak e ka tradhtinë, me disa të tjerë që dje e kanë formuar një parti pro-serbe me disa kopukë tjerë, kot e kanë se mundohen t´ia shtyjnë ymrin kësaj qeverie hajnash dhe banditësh dhe kinse mund të shpëtojnë nga tradhtia krye kuislingun Hashim Thaçi. Kur e them e kanë kot këta vagabondë për ndarjen e Kosovës, sepse ky plan serb dhe kuisling ka vdekur dhe se Kosova ka dhe ka pasur burra e gra që t´i dalin zot vendit. Si ka mundësi që këta kuislingë dhe tradhtarë të shkelin në gjakun e mijëra njerëzve që dhanë jetën për këtë vend, të shitet nga ky grup langonjsh dhe kuislingësh. Shpend Ahmeti shkoi në këtë ekip bisedimesh për interesin personal, derisa po e lë kryeqytetin krejtësisht pa përkujdesje dhe rrëmujë të tërë. Po shikoni se si e bëri katrahurë Prishtinën, si e vodhi, e shiti te bandat serbiane, shikoni ndërtimet dhe dhëniet e lejeve dhe ky vagabondë të flasë në emër të Kosovës. Po ky Shpend hajni a u kap me bandën serbiane në ujërat e thella natën në jahtin e bandës serbe dhe ky matrapaz dhe hajn të flasë në emër të Kosovës, nuk e di se çka po pret populli që kjo bandë hajnash me procedura penale zyrtarisht nuk mund të flasin në emër të popullit", theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën "Kosova Sot".

ALIU: SHPENDI E DARDANI RANË NË PREHRIN E HASHIM THAÇIT "Në seancën e së shtunës, që u miratua rezoluta për bisedime me Serbinë, me votat e PSD-së, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu fluturuan prej gëzimit, meqë ranë direkt në prehrin e Hashim Thaçit. Dhe, për këtë, Shpend Ahmeti dhe klika e tij u shitën, duke u bërë pjesë e grupit të Hashim Thaçit për ta ndarë Kosovën. Ndaj, Shpend Ahmeti e legjitimoi Hashim Thaçin në tentativën e tij, për ta ndarë Kosovën me Serbinë, duke u bërë asistentë e lojtarë të presidentit. Deputetët e PSD-së, të dalë nga VV-ja, 3 vite më parë, ishin ndër më të zëshmit kundër dialogut të ish-qeverisë 'Mustafa', ndërkaq të njëjtit, këtë të shtunë që lamë pas, pas pazareve me PDK-në dhe AAK-në e NISMA-n, e kurorëzuan koalicionin e tyre, duke u bërë pjesë e ekipit dialogues, por edhe bashkëkryesues Shpend Ahmetin. Dhe, me këtë tregoi sheshazi se Shpend Ahmeti është një karrierist i ndyrë, i cili dështoi tërësisht si kryetar i Prishtinës dhe në vend se të bëjë diçka të mirë për qytetarët Prishtinës, ai bëri pazare dhe u bë me mafio-oligarkët dhe oligarkët e politikës, për t'u bërë pjesë e ekipit dialogues, i cili ekip në krye me Hashim Thaçin e ka vetëm një qëllim, që t'ia lehtësojë Thaçit detyrën e tij, prej kuislingu, për ndarjen e Kosovës", theksoi analisti Bislim Aliu për gazetën "Kosova Sot"

BOJAJ: PSD-JA DËSHMOI SE NUK ËSHTË OPOZITË, POR E POZICIONUAR RRETH PAZARIT TË HASHIM THAÇIT PËR TERRITOR Sipas analistit politik Ramiz Bojaj, PSD-ja me mandate të vjedhura u bë patericë e një pushteti kriminal e të shantazhuar. "Duke mos 'duruar' Albin Kurtin, klika e PSD-së tashmë duron Kadri Veselin, Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn, për të vazhduar rrugën e kompromiseve të dhimbshme me Serbinë. Ngutja e koalicionit qeverisës për dialog me Serbinë, duke apostrofuar njerëz pa kredibilitet, por edhe pa legjitimitet politik (me mandate të vjedhura), është tendencë për kamuflim të planit për ndarjen e Kosovës. PSD-ja dëshmoi se nuk është opozitë, por është pozicionuar rreth pazarit të Hashim Thaçit për territor. Vetë presidenti Thaçi e dëshmoi këtë, pas miratimit të rezolutës së PSD-së, duke thënë se "në këtë fazë kam besim se do t'ia dalim me sukses dhe do të përmbyllim kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë". Kjo është ikje nga realiteti dhe tendencë për zgjerimin e fajësisë së Thaçit (bisedimet për kufijtë) tek koalicioni i shantazhuar e jolegjitim. Krahu i Shpend Jahtit me 'minibusin' e deputetëve të PSD-së tregoi dyfytyrësi dhe ambicie të sëmurë për pushtet, duke thyer çdo rregull, etikë dhe parim. Janë po këta deputetë që dikur kundërshtonin ndarjen, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvend. Dhe kjo kundërshti, edhe pse në dukje jodemokratike, ishte e domosdoshme. Ishin patericat tjera që bënë që Kosova të humbasë mbi 8200 ha tokë në kufirin me Malin e zi. Ndërsa sot pozicionimi nën krahët e kundërt të të njëjtëve 'grabitqarë' është vetëm demaskim i marionetës meskine e ambicieve të sëmura. Ndërkaq, aneksi i rezolutës mbi të cilën thirret PSD-ja dhe koalicioni i dështuar se "Sovraniteti shtetëror, integriteti territorial, karakteri unitar i Republikës janë të pacenueshme e të patjetërsueshme", ofrohen vetëm maskë që mbulon qëllimin. Mbi këto principe edhe Hashim Thaçi nënshkroi marrëveshje antikushtetuese (marrëveshja për asociacionin AKS), mandej bisedimet për ndarjen e Kosovës etj. Motot se Kosova nuk po zvogëlohet, nuk po ndahet, nuk po bosnjëzohet...ishin vetëm mashtrime meskine, përderisa Kushtetuta, sovraniteti dhe integriteti territorial ishin gjithmonë në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi", theksoi analisti Ramiz Bojaj për "Kosova Sot" 

(Kosova Sot)