Republika të çlirohet nga mafio-oligarkët që izoluan shtetin

  • 17 December 2018 - 07:58
Republika të çlirohet nga mafio-oligarkët që izoluan shtetin

Jashari: Nuk mund të ecët para me punësime të modelit "Pronto" 

kokat e inkriminuara që janë në krye të institucioneve të shtetit, e pastaj duhet që të krijojmë një institucion të pastër, të rekrutojmë njerëz të pastër, që janë profesionistë. Vetëm pasi të çlirohemi nga brenda mund të kemi një shtet normal. Po u vazhdua me avazin e vjetër, harroje funksionalitetin e Kosovës dhe të gjitha zhvillimet pozitive", thotë për gazetën "Kosova Sot" analisti Jeton Kelmendi

Njohës të rrethanave politike dhe qytetarët në Kosovë janë të mendimit se pas themelimit të ushtrisë, tashmë ka ardhur koha që më në fund edhe Kosova të pastrojë shtetin nga bandat dhe mafio-oligarkët që janë në pushtet e rreth pushtetit, për të hapur perspektivën evropiane dhe euroatlantike për vendin dhe qytetarët e izoluar. Kjo ngase, sipas njohësve të rrethanave politike në vendin tonë, pa e pastruar shtetin nga politikanët banditë vërtet do të jetë shumë vështirë që të shohim perspektivë të qartë evropiane. Sipas tyre, tani është koha që të dëshmojmë vullnet të vërtetë për përparim dhe nuk duhet të rrimë e të presim se kush do të jetë i ftuari i radhës në Hagë, por të marrim fatin e shtetit në duart tona për ta çliruar Republikën nga banditët që e kanë kapur shtetin".

Kelmendi: Fillimisht të çlirohemi nga trinomi ThaçiHaradinaj-Veseli Analisti politik Jeton Kelmendi, për gazetën " Kosova Sot", thotë se Kosova tashmë edhe zyrtarisht e ka formuar ushtrinë e saj, por se sa do të jetë kjo ushtri funksionale e tëra do të varet nga vullneti i qytetarëve tanë se sa janë ata të gatshëm për t'u çliruar nga bandat mafioze që janë në krye të qeverisë dhe të institucioneve më të larta të shtetit. Kelmendi mendon se nëse ne duhet të vazhdojmë me këto figura të errëta , trinomi Thaçi-HaradinajVeseli ne nuk do të bëjmë kurrë një ushtri, por do të kemi edhe një institucion të dështuar, si shumë institucione të tjera."Pra, duhet që t'i largojmë kokat e inkriminuara që janë në krye të institucioneve të shtetit e pastaj duhet që të krijojmë një institucion të pastër që të rekrutojmë njerëz të pastër, që janë ushtarakë dhe njerëz profesionistë dhe së pari të çlirohemi nga brenda dhe vetëm më pastaj mundemi që ta kemi një shtet normal", është shprehur ai. Përndryshe, sipas Kelmendit, po u vazhdua me avazin e vjetër, harroje funksionalitetin e Kosovës dhe të gjitha zhvillimet pozitive. Qytetarët duan pastrimin e skenës politike nga grupet mafioze Krahas analistëve, edhe qytetarët e anketuar thonë se ata duan pastrimin e skenës politike nga grupet mafioze që janë në pushtet.

Qytetari Blerim Rexhepi nga Kastrioti, për gazetën "Kosova Sot", thotë se pas këtij akti madhor të themelimit të Ushtrisë së Kosovës do të ishte e mbara, por edhe e udhës që të nisemi me sundimin e ligjit të vërtetë kjo ka zgjatur së tepërmi, tash e 20 vjet."Vërtet tashmë ka ardhur koha kur edhe Kosova do të duhej që të krijojë një sistem të mirëfilltë të drejtësisë, ku para ligjit do të duhej të jenë të gjithë të barabartë, edhe pushtetari edhe qytetari, e jo sikurse që ishte deri më sot, kur nuk ishin të gjithë qytetarët të barabartë. Disa nga pushtetarët tanë apo më mirë thënë sundimtarët tanë ishin të paprekshëm dhe mbi ligjin, kurse e pësonte rëndom qytetari i thjeshtë. Ndryshe as integrime në BE dhe lëvizje të qytetarëve nuk do të ketë po nuk u bënë këto ndryshime rrënjësore në mënyrë që ta dërgojmë shtetin përpara dhe të integrohemi në BE", është shprehur ai. Ndërsa qytetari Xhafer Jashari nga Batllava e Podujevës, për gazetën "Kosova Sot", thotë se kjo qeveri duhet patjetër që të bjerë nga pushteti, kurse më pas në pushtet duhet që të vijnë njerëz të shkolluar e të pakorruptuar, por edhe me orientim evropian, pra që të vijnë njerëz që kanë kryer vërtet shkollimin e jo njerëz të tillë që kanë mbaruar magjistraturat e doktoratat me para nën tavolinë."Kosova ka nevojë që të punësojë qytetarët tanë me meritë e jo të punësohen sikurse njerëzit e stilit të aferës "Pronto", ku thuhet se filani e fisheku duhet që të jenë gjykatës, kurse filani e fisheku duhet që të jenë prokurorë.

Së këndejmi Kosova duhet që të pastrohet nga njerëz të tillë profesionistë, që dinë të udhëheqin Kosovën, sepse në numër jemi pak popull, vetëm afro 2 milionë, e kemi shumë pasuri dhe po të kishte një qeverisje të mirëfilltë që nga paslufta trash do të ushqeheshim me lugë të arit, e jo sikurse tash, që e ka kapluar vendin kjo krizë aq e madhe. Tashmë në Kosovë po dominojnë krimi, korrupsioni, hajnia dhe zhvatja e sundimtarëve të pasluftës, që na sollën buzë greminës ekonomikisht dhe para falimentimit", është shprehur ai.

GURAZIU: PASTRIM RRËNJËSOR TË TË KORRUPTUARVE Analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot" thotë se pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës shteti duhet çliruar nga banditët që e kanë kapur shtetin."Kjo duhet të ndodhë që Kosova të mos lihet në duart e mafiozëve dhe bandave udhëheqëse në krye të shtetit,ngase ka ardhur për ta çliruar Republikën njëherë e përgjithmonë. Natyrisht qytetarët dëshirojnë dhe janë kureshtarë që pas themelimit të ushtrisë Kosova duhet hapur perspektivën evropiane dhe euroatlantike për vendin dhe qytetarët e izoluar, sepse pa e pastruar shtetin nga politikanët banditë është vështirë të shohim perspektivë të qartë evropiane", është shprehur ai. Sipas Guraziut, tani është koha që të dëshmojmë vullnet të vërtetë për përparim dhe nuk duhet të rrimë e të presim se kush do të jetë i ftuari i radhës në Hagë, por të marrim fatin e shtetit në duart tona, për ta çliruar Republikën nga banditët që kanë kapur shtetin. Sepse tani kemi ushtrinë më të re botërore të shtetit tonë, pra Kosovës, që kur e shpallem pavarësinë e shtetit më të ri në botë, më 17 shkurt të 2008, udhëhoqën mafiozët dhe bandat ishin dhe janë që 10 vite në krye të shtetit dhe kjo është arsyeja edhe izolimi i qytetarëve të Kosovës, pa ditë të bardha asnjëherë", është shprehur analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot".

HERTICA: BANDAT E KAPËN SHTETIN Analisti Ali Hertica për gazetën "Kosova Sot" thotë se në votimin e projektligjit që mundëson zyrtarizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës është bërë një akt historik, siç edhe e quajti ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, që do të mbahet mend, sepse është një kapitull i ri për sigurinë e vendit e më gjerë të paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor."Pa dashur të klasifikoj shkallët e mirënjohjes sonë, të qeverisë kosovare ndaj vendeve dhe qeverive mike e aleate, mendoj se një fjali krejt e veçantë meriton të theksohet e kjo është mirënjohjeje ndaj popullit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirënjohja kosovare ndaj NATO-s lidhet ngushtë edhe me rolin jetik që kjo aleancë e madhe e lirisë luajti në shuarjen e luftërave të reja në Ballkan dhe posaçërisht në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Zgjerimi i hapësirave të lirisë në lindje të Evropës, pushimi i luftës, vendosja e paqes në Ballkan dhe liria e Kosovës mbeten një kontribut i pashlyeshëm i Aleancës, pas përballimit me sukses të plotë të luftës. Tani është festa më madhore e historike për Kosovën dhe shtetin e saj, i cili duhet të reflektojë me sundimin e ligjit, ku deri më tani thuajse është reflektuar apo shkruar vetëm me letër pa u zbatuar nga bandat që e kapluan kupolën e shtetit për të zhvatur e pasuruar brenda natës nga taksa e shtetit ku u degradua deri në palcë kjo demokraci moderne e shtetit më të ri", theksoi analisti Ali Hertica për gazetën "Kosova Sot"

(Kosova Sot)