40 aksidente trafiku brenda 24 orëve, një me pasoja fatale

  • 17 December 2018 - 09:46
40 aksidente trafiku brenda 24 orëve, një me pasoja fatale

Një aksident me pasoja fatale, 11 me të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale, është bilanci i 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur në Ferizaj ku dy persona vdiqën.

Policia ka bërë të ditur po ashtu se ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit ka shqiptuar gjithsej 536 gjoba kundërvajtëse.

(Kosova Sot)