Sektori i ndërtimtarisë në Gjermani do të rritet për 6 për qind vitin e ardhshëm

  • 17 December 2018 - 11:50
Sektori i ndërtimtarisë në Gjermani do të rritet për 6 për qind vitin e ardhshëm

Unionet e sektorit të ndërtimtarisë në Gjermani kanë deklaruar se ky sektor pritet të ketë rritje të të hyrave për 6 për qind në vitin 2019, duke e arritur shifrën e 128 miliardë eurove.

Ata thanë se presin që gjatë vitit të ardhshëm të ndërtohen rreth 320 mijë shtëpi të reja, ndonëse kërkesa është edhe më e madhe.

Rrjedhimisht, pritet që në këtë sektor të shtohet edhe nevoja për fuqi punëtore, e cila sigurohet kryesisht nga imigrantët që kanë të drejtë pune të përkohshme, shkruan “Reuters”

(Kosova Sot)